• сабота, 22 февруари 2025

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

24 janar 2025 (MIA) 

1712. – Lindi Fridrih i Dytë, mbret prusian (1740-1786). udhëheqës ushtarak, filozof dhe shkrimtar. 

1732. – Lindi dramaturgu dhe shkrimtari francez Pjer-Augustin Karon de Bomarshe. Veprat e tij më të njohura janë “Martesa e Figaros”, shkruar në vitin 1784 dhe “Berberi i Seviljes”, në vitin 1775, të cilat më vonë u kthyen në opera nga kompozitorët Moxart dhe Rosini. 

1823. – U hoq skllavëria në Kili. 

1851. – Vdiq Gasparo Spontini, kompozior italian. Ka lindur më 14 nëntor të vitit 1774. 

1911. – Hiram Bingham III zbulon Machu Picchu, qytetin e humbur të Inkasve në Peru. 

1943. – Gjatë Luftës se Dytë Botërore u zhvillua një takim midis kryeministrit britanik Çurçill dhe Presidentit amerikan Rusvelt, afër Kasablankas. Ky takim përfundoi me kërkesat për kapitullimin pa kushte të Gjermanisë. 

1946. – Me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ngrit Komisioni i Energjisë Atomike. Rezoluta u propozua nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania. 

1949. – Lindi në Çikago nga prindër shqiptarë, komediani Xhon Belushi. Ai ishte një nga talentet më të medhenj komike të gjysmes se fundit të shekullit të kaluar. 

1965. – Vdiq Uinston Çurçill, burrë shteti britanik dhe kryeministër gjatë viteve 1940-1945 dhe 1951-1955. 

1972. – Komandanti japonez Shjoiçi Jokoiu u ubulua në xhungël në Guam, ku 28 vjet fshihej në xhungël, i bindur se Lufta e Dytë Botërore ende vazhdon. 

1983. – Në Los Anxhelos vdiq Xhorxh Kjukor, regjisor i njohur amerikan. Është autor i shumë filmave të cilat hanë në kinematografinë botërore. 

1991. – Në Shkup, në botimin e “Nova Makedonija” doli numri i parë i javores së parë të Maqedonisë “Puls”. 

1999. – Mbreti jordanez Hysein nënshkroi dekreat me të cilin djalin më të madh Abdullahun e caktoi si trashëgimtar të fronit. 

2000. – Statujëza e çmimit Oskar, që një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë britanike, Entoni Hopkins, e fitoi me filmin “Heshtja e qengjave” (Silence of Lambs), u arrit që të shpëtohej nga zjarrfikësit gjatë kohës kur po përpiqeshin të shuanin zjarrin që kishte përpirë shtëpinë e aktorit në Londër. 

2003. – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi për vdekjen e ushtarit Ervin Dervishi në Irak. Ervin Dervishi, 22 vje, me origjine nga Shqipëria, humbi jetën ndërsa automjeti me të cilin po udhetonte u sulmua ne qytetin Baji, ne Irak. 

2007. – Vdiq shkrimtari dhe gazetar polak Rishard Kapushçinjski. Disa herë ishte kandidat për Çmimin Nobel për letërsi. 

 

Остани поврзан